Ndërlidhjet

Franca vë kushte për programin bërthamor të Iranit


Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande ka thënë se Franca ka katër kushte për përfundimin e krizës bërthamorë iraniane.

Hollande, tha dje se Teherani duhet t’i vendosë të gjitha asetet nukleare nën monitorim ndërkombëtar.

Së dyti, duhet të ndalojë pasurimin e uraniumit deri në shkallën 20 përqind.

Së treti, duhet të reduktojë sasinë e uraniumit të pasuruar deri në 20 përqind.

Dhe së fundmi, Teherani duhet të pezullojë ndërtimet e centralit nuklear në Arak.

Hollande ka folur në një konferencë të përbashkët më kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem.

Netanyahu nga ana e tij ka thënë se vazhdimi, ose përforcimi i sanksioneve për Iranin, dhe jo zbutja e tyre, do të prodhojë “rezultate më të mira” në negociata.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, SHBA, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, do të takohen në datat 20-23 nëntor, për një rreth të ri të bisedimeve në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG