Ndërlidhjet

logo-print

Siri: 31 ushtarë të vrarë nga një shpërthim i fuqishëm


Ilustrim

Ilustrim

Aktivistët sirianë thanë se nga shpërthimi i një bombe, që kishte për cak një ndërtesë qeveritare jashtë Damaskut, mbetën të vrarë tridhjetëenjë trupa qeveritare, përfshirë katër oficerë.

Raportohet se shpërthimi i së dieles, shkatërroi tërësisht një bazë ushtarake në Harasta, në verilindje të kryqytetit sirian.

Organizata me seli në Britani, Observatori i të Drejtave të Njeriut, tha se mes të vdekurve ishin tre gjeneralë dhe një brigadier gjeneral.

Drejtori i kësaj organizate, Rami Abdel Rahman, tha se shpërthimi ndodhi në kohën kur qeveria po zhvillonte një ofansivë të ashpër kundër rebelëve përreth Damaskut.

Qeveria siriane ende nuk e ka konfirmuar sulmin.
XS
SM
MD
LG