Ndërlidhjet

Paris: Shitet për 1,2 milionë dollarë një shpatë e rrallë


Ilustrim
Ilustrim
Një shpatë e rrallë, e cila ishte dhuratë nga Arabia për një princ afgan është shitur në një ankand në Paris, për një shifër prej 1,2 milion dollarësh.

Shpata e punuar nga ari 24 karatësh dhe çeliku, u ble nga një person i panjohur.

Ajo ishte dhuratë e mbretit saudit Abdul-Aziz bin Saud për princin afgan Shah Khan, në vitin 1932.

Jean-Christophe Chataignier, zëdhënës për shtëpinë e ankandeve Osenat, e cilësoi shpatën si të “një rëndësie të lartë historike”.

Ai tha se “dhënia e një shpate si dhuratë, është një akt i lartë i miqësisë, besnikërisë, besimit të ndërsjelltë dhe mbrojtjes nga të tjerët”.

Ankandi tha se shitja provokoi “interesim të madh në Lindjen e Mesme”.
XS
SM
MD
LG