Ndërlidhjet

logo-print

Vietnam: 31 të vdekur nga përmbytjet


Ilustrim

Ilustrim

Ka arritur në 31 numri i të vdekurve nga përmbutjet në Vietnam.

Zyrtarë të emergjencave thanë sot se rreth 80 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat u përmbysën nga shirat e furishme që kapluan këtë vend.

Sipas Qendrës Hidrometeorologjike në këtë vend, shirat e rrëmbyeshëm të ciklit Zoraida, kanë goditur gjithsej pesë province, dhe nuk kanë pushuar që nga e enjtja deri të dielën vonë.

Sipas zyrtarëve pritet që një pjesë e ujit të tërhiqet, deri sot gjatë mbrëmjes, duke mundësuar kthimin e disa banorëve nëpër shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG