Ndërlidhjet

logo-print

Indonezi: Shpërthen vullkani Merapi


Ilustrim

Ilustrim

Një nga vullkanët më të rrezikshëm të Indonezië, Merapi, ka shpërthyer përsëri sot, duke nxjerrë tym deri në njëmijë metra lartësi, thanë zyrtarë të emergjencave në këtë vend.

Shpërthimi i Merapit, duket të jetë nxitur nga një termet i lehtë dhe autoritetet nuk kanë kyçur alarmin e zakonshëm të gjendjes emergjente, raporton DPA.

Sutopo Nugroho, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave në Indonezi, ka thënë se duke parë shkallën e tashme të llavës vullkanike, nuk ka nevojë për alarm.

Nga një shpërthim i vitit 2010 i këtij vullkani, vdiqën më shumë se 350 njerëz, ndërsa 300 mijë të tjerë u detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG