Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten gjashtë oficerë policie dhe dy fëmijë


Ilustrim

Ilustrim

Gjashtë trupa, kokat e të cilëve ishin prerë, janë identifikuar të kenë qenë oficerë policie, dhe jo punëtorë.

Zëvendes guvernatori i provincës jugore të Zabulit, Mohammed Jan Rasoolyar, tha se konfuzioni kishte lindur ngaqë trupat e gjetur kishin qenë të veshur me rroba civile.

Gjashtë oficerët e policisë ishin zhdukur ditë më parë në afërsi të provincës Zabul.

Policia fajëson talibanët për vrasjet.

Qindra policë afganë janë vrarë këtë vit gjatë sulmeve të ndryshme.

Në të njejtën kohë dy fëmijë u vranë sot, derisa një veturë goditi një bombë që ndodhej përskaj një rruge, në provincën Zabul.
XS
SM
MD
LG