Ndërlidhjet

Egjipt: Së paku 24 të vdekur nga aksidenti hekurudhor


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 24 persona janë vrarë mëngjesin e hershëm të së hënës në Egjipt, kur një tren goditi një minibus, në jug të Kajros.

Ndërkohë, rreth 28 persona janë lënduar në aksidentin i cili ndodhi 40 km larg nga kryeqyteti egjiptian.

Raportet e pare thonë se shumica e të vdekurve ishin familjarë, që po ktheheshin nga një dasmë në Kajro.

Kreu i Autoritit Hekurudhor egjiptian, Hussein Zakaria, tha se mjetet pjesëmarrëse në aksident i kishin injoruar shenjat e komunikacionit.

Egjipti njihet për aksidente të shpeshta të trenave.
XS
SM
MD
LG