Ndërlidhjet

Filipine: Ende gjendje e rëndë pas tajfunit


Filipine
Filipine
Presidenti i Filipineve, Benigno Aquino, po kërkon të përshpejtojë përpjekjet për t’iu dalë në ndihmë të mbijetuarve të tajfunit Haiyan, pas kritikave drejtuar qeverisë së tij.

Aquino vizitoi të dielen zonat me të goditura nga tajfuni dhe bëri të ditur se është “i kënaqur” me efikasitetin e treguar deri më tani për përballjen me situatën.

Numri i të vdekurve nga tajfuni i datës 8 nëntor ka arritur në rreth 4,000 persona.

Të humbur rezultojnë 1,600, ndërsa nga shtëpitë e tyre janë detyruar të zhvendosen më shumë se katër milionë njerëz.

Banka Botërore kumtoi të hënën se do të japë 500 milionë dollarë hua për Filipinet, në formë të ndihmës për të përballuar katastrofën.
XS
SM
MD
LG