Ndërlidhjet

Tatarstan: Digjen dy kisha ortodokse


Kishë në Tatarstan
Kishë në Tatarstan
Dy kisha ortodokse janë dëmtuar rëndë në një sulm me zjarr në republikën ruse të Tatarstanit.

Kisha Ortodokse e kësaj republike ka lëshuar një komunikatë ku thotë së dy nga kishat nën administrimin e saj janë shkatërruar plotësisht të dielën.

Po këtë ditë, policia tha se sulmues të panjohur kanë vënë zjarr në një kishë në ndërtim e sipër në qytetin Chistai.

Zjarrëfikësit ia kanë dalë të lokalizojnë flakët në Chistai, duke arritur që të ruajnë kishën.

Hetimet për rastet kanë nisur, ndërsa sulmet e tilla janë të rralla në Tatarstan.
XS
SM
MD
LG