Ndërlidhjet

Ashton: Zgjedhjet – hap përpara i Serbisë dhe Kosovës


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, thotë se përsëritja e zgjedhjeve në tri vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës paraqet “hap të rëndësishëm përpara për Serbinë dhe Kosovën”.

“Jam e kënaqur që t’i shohë rezultatet preliminare, që të jepen nga Mitrovica veriore, për rivotimin në zgjedhje, që kaluan në mënyrë paqësore. Ne presim që t’i dëgjojmë saktësisht rezultatet. Por, ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen përpara të Serbisë dhe Kosovës”, tha sot Catherine Ashton, para fillimit të mbledhjes së Këshillit për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Dje në Mitrovicën Veriore u përsëritën zgjedhjet lokale në tri vendvotime.
XS
SM
MD
LG