Ndërlidhjet

Indonezia dyshon se është përgjuar nga Australia


Presidenti i Indonezisë Yudhoyono dhe bashkëshortja e tij
Presidenti i Indonezisë Yudhoyono dhe bashkëshortja e tij
Indonezia e ka tërhequr amabsadorin e vet nga Australia, pas dyshimeve se agjencitë e spiunimit të këtij vendi, kishin provuar t’i përgjonin telefonatat e presidentit indonezian, Susilo Bambang Yudhoyono.

Ministria e jashtme e Indonezisë tha sot se ambasadori ishte thirrur në “konsultime”.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbot, ka refuzuar të komentojë për dyshimet për përgjimet.

Korporata australiane e transmetimeve dhe gazeta “The Guradian”, kanë raportuar sot, bazuar në dokumentet e siguruara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, se inteligjenca australiane, kishte përgjuar presidentin Yudhoyono, gruan e tij, dhe së paku tetë ministra dhe zyrtarë të tjerë të Indonezisë, në vitin 2009.

Dyshimet për këto përgjime nxitën pakënaqësi të mëdha në Indonezi.
XS
SM
MD
LG