Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Zannier i ka përshëndetur rivotimet pa incidente


Lamberto Zannier

Lamberto Zannier

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), Lamberto Zannier, i ka përshëndetur rivotimet në tri qendra të zgjedhjeve në pjesën veriore të Mitrovicësë.

Stafi i OSBE-së, që ka punuar për lehtësimin e zgjedhjeve në tri qendra në pjesën veriore të Mitrovicës, gjatë rivotimit, raporton se zgjedhjet kaluan pa incident, thuhet në njoftimin e OSBE-së. Mëtutje theksohet se kutitë e votimit janë të sigurta dhe dërgohen në qendrën e numërimit.

Zoti Zannier ka thënë se “dalja në votime ishte shumë e mirë dhe shumë banorë lokalë e ushtruan të drejtën e tyre themelore për të votuar për përfaqësuesit e tyre të zgjedhur dhe kjo është një kthesë e rëndësishme”.

Mëtutje, Lamberto Zannier i ka falënderuar pjesëtarët e stafit të OSBE-së, të EULEX-it dhe KFOR-it, që kanë garantuar siguri gjatë votimit.

OSBE-ja i ka lehtësuar zgjedhjet lokale në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës, në harmoni me marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Beogradit e Prishtinës, më 19 prill.
XS
SM
MD
LG