Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë [REL] i është nënshtruar një sulmi kibernetik, që nihet si DDoS [Distributed Denial of Service], nëpërmjet të të cilit që nga e enjta, më 14 nëntor, po pengohen shërbimet globale të informacionit.

“Vazhdojmë të mbledhim informacione mbi këtë sulm, por besojmë se është i qëllimshëm”, ka thënë presidenti i REL-it, Kevin Klose.

“Kemi marrë vendimin që ta raportojmë tani, si përgjigje ndaj kërkesave të dëgjuesve tanë, të cilët varen nga raportimi i REL-it dhe të cilët vetë u nënshtrohen pengesave të panumërta, në mënyrë që të lidhen me ne çdo ditë”.

Sistemi për menaxhimin e përmbajtjes së Radios Evropa e Lirë funksionon edhe për Zërin e Amerikës, Rrjetin e Transmetimeve për Lindjen e Mesme dhe Zyrën e Transmetimeve në Kubë.

Këta transmetues amerikanë të informacionit gjithashtu janë ndikuar nga këto sulme.

Sulmi DDoS vërshon cakun me kërkesa të rreme që vijnë nga mijëra e mbase edhe nga miliona kompjuterë të komprometuar apo të infektuar nga virusët.

“Është vetëm edhe një dëshmi e qartë për sfidat me të cilat përballet transmetimi i lirë dhe këmbimi i informacioneve në këtë kohë”, ka thënë zoti Klose.

REL-i ka përjetuar një sulm të ngjashëm, por më të kufizuar, në Shërbimin Bjellorus, në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG