Ndërlidhjet

Rusi: Hetuesit i kanë gjetur dy kuti të zeza të aeroplanit të rrëzuar


Hetuesit dhe zjarrfikësit punojnë në vendin ku është rrëzuar aeroplani

Hetuesit e Rusisë thonë se i kanë gjetur dy kutizë e zeza të aeroplanit të rrëzuar të kompanisë Tatarstan Airlines në Kazan, dhe po i vazhdojnë kërkimet për ndonjë gabim eventual të ekuipazhit ose dështimit teknik.

Nga përplasja e këtij aeroplani kanë humbur jetën të 50 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Hetuesit sot kanë filluar t’i analizojnë edhe xhirimet e kompanisë së fluturimeve.

Pamjet në video nga aeroporti tregojnë se aeroplani është përplasur vertikalisht dhe pastaj është përfshirë nga flaka.

Aeroplani i tipit Boeing 737 është rrëzuar mbrëmë vonë dhe fluturonte nga Moska për në Kazan.

Ky aeroplan ishte prodhuar para 23 vitesh dhe e kishte kaluar kontrollin e domosdoshëm para se të porositej nga kompania Tatarstan Airlines.
XS
SM
MD
LG