Ndërlidhjet

Gjeorgji: U konfirmua kryeministri i ri


Irakli Garibashvili
Irakli Garibashvili
Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, e ka konfirmuar emërimin e ministrit të brendshëm, Irakli Garibashvili, për kryeministër të ri të këtij vendi.

Pas këtij konfirmimi, Garibashvili i ka propozuar anëtarët e tjerë të qeverisë, të cilët mbesin ata që kanë qenë në kabinetin e mëparshëm, por tash ministër i ri i brendshëm është Aleksandr Chikaidze.

Qeveria pritet të konfirmohet më vonë këtë javë nga parlamenti.

Kryeministër i deritashëm ishte lideri i koalicionit Ëndërra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili, i cili pat deklaruar se do të tërhiqet nga ky post, pas zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti i ri Margvelashvili është poashtu, njëri nga udhëheqësit e lartë të koalicionit Ëndërra Gjeorgjiane.
XS
SM
MD
LG