Ndërlidhjet

OKB: Këtë vit - 12 mijë talibanë të vrarë, të plagosur ose të zënë


Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Një raport i Kombeve të Bashkuara thotë se afro 12 mijë luftëtarë afganë talibanë janë vrarë, plagosur ose janë zënë këtë vit, por ka tërhequr vërejtjen se kryengritja, me gjasë, do të vazhdoj derisa të ketë burime ilegale të të ardhurave.

Raporti special për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është publikuar sot.

Mëtutje, në raport theksohet se viktimat talibane ishin tri herë më të mëdha këtë vit në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Raporti i lavdëron forcat qeveritare për punë të mirë në vitin 2013, përfshirë rimarrjen e një territori, që kishte rënë nën talibanët, vitin e kaluar, por thekson se janë rritur viktimat në mesin e forcave qeveritare afgane.

Raporti i OKB-së thotë se talibanët janë në gjendje ta financojnë kryengritjen e tyre me anë të shitjes së prodhimit ilegal të drogës, që në vitin 2012 u solli afro 155 milionë dollarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG