Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Vazhdon goditja kundër prodhimit të drogës


Punëtorët presin për mjete transportuese për të shkuar në Lazarat afër Gjirokastrës

Punëtorët presin për mjete transportuese për të shkuar në Lazarat afër Gjirokastrës

Autoritetet e Shqipërisë thonë se i kanë konfiskuar gjithsej 2.3 tonelata të marihuanës, gjatë një serie të ndërhyrjeve aktuale, në kuadër të premtimeve të qeverisë së re të udhëhequr nga Partia Socialiste, për çrrënjosjen e kultivimit shumë të përhapur të drogës.

Shqipëria, njëra nga vendet më të varfëra në Evropë, prodhon sasi të mëdha të marihuanës dhe është pikë tranzitore për heroinën nga Azia, raporton agjencia AP nga Tirana.

Vetëm në rajonin Lazarat, konsiderohet se prodhimi vjetor është 900 tonelata, me vlerë prej afro 4.5 miliardë euro. Kjo vlerë është sa gjysma e GDP-së së Shqipërisë.

Policia tha sot se droga ishte zënë prej ditës së premte në kryeqytetin Tiranë dhe në katër qytete të tjera. Droga ishte nisur për në Itali dhe Greqi.

Policia tha se janë arrestuar së paku 12 vetë.
XS
SM
MD
LG