Ndërlidhjet

Merkel: Të ripërtrihet besimi me Shtetet e Bashkuara


Angela Merkel duke folur me telefon mobil

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se në lidhjet ndërmjet Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara “duhet të ndërtohet besim i ri”, pas akuzave se Uashingtoni ka spiunuar dhe ka mbledhur të dhëna për zyrtarët dhe shtetasit gjermanë.

Këto komente zonja Merkel i ka bërë sot gjatë një seance speciale të Bundestagut gjerman, në të cilën është diskutuar për spiunimin e Shteteve të Bashkuara në Gjermani, përfshirë edhe përgjimin e dyshuar të telefonit mobil të kancelares Merkel.

Akuzat, që janë zbuluar pas publikimit të dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, në muajin qershor dhe tetor, kanë krijuar shqetësim për shumë gjermanë dhe kanë shkaktuar tension në marrëdhëniet Shtetet e Bashkuara – Gjermania.

Kancelarja Merkel tha se raportet me Uashingtonin janë të “rëndësisë shumë të madhe për Gjermaninë”dhe Evropën.

Disa politikanë i kanë bërë thirrje qeverisë gjermane që ish-kontraktorit Snowden, të cilit Rusia i ka dhënë azil politik të përkohshëm, t’i ofrohet strehim në Gjermani.
XS
SM
MD
LG