Ndërlidhjet

SHBA: U lansua sonda për në Mars


Pamje nga qendra kozmike Cape Canaveral në Shtetet e Bashkuara
Pamje nga qendra kozmike Cape Canaveral në Shtetet e Bashkuara
Një sondë e re e Shteteve të Bashkuara është lansuar sot për në Mars nga qendra kozmike Cape Canaveral.

Anija kozmike, e quajtur “Maven” do të arrijë në planetin Mars brenda 10 muajsh, e pastaj do të qarkulloj rreth tij për një vit të plotë të Tokës, për ta shqyrtuar atmosferën e tij të lartë.

Orbita eliptike e sondës do të jetë së paku 125 kilometra mbi Mars, me qëllim që të analizohet atmofera, dhe do ta arrijë lartësinë maksimale nga Marsi deri në 6218 kilometra.

Shkencëtarët dëshirojnë të mësojnë se si Marsi është transformuar nga një planet i nxehtë dhe me lagështi, para miliarda viteve, në një botë të sotme të thatë dhe të ftohtë, derisa atmosfera e tij ka lëvizur nga trashësia në gjendje të hollë.

Shkencëtarët besojnë se pjesa më e madhe e gazit atmosferik mund të jetë liruar në gjithësi, si pasojë e aktivitetit solar.
XS
SM
MD
LG