Ndërlidhjet

logo-print

Turqi, SHBA: Sistemi patriot – edhe një vit


Ushtarët amerikanë afër sistemit Patriot në Turqi

Ushtarët amerikanë afër sistemit Patriot në Turqi

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, ka shpallur se Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë vendosjen e sistemit raketor mbrojtës Patriot në Turqi edhe për një vit.

Këto komente ai i bëri pas takimit me ministrin e jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu, mbrëmë në Pentagon.

Sistemi Patriot është vendosur nën komandën e NATO-s për ta mbrojtur Turqinë, që është anëtare e aleancës, meqë raportet e saj me Sirinë fqinje po përkeqësohen.

Zëdhënësi i Pentagonit, Carl Woog, tha se zgjatja e misionit bëhet me kërkesë të Ankarasë.

Mëtutje, Woog ka theksuar se “ripërtritja e vendosjes së sistemit Patriot është dhe do të mbetet vetëm mbrojtëse dhe paraqet demonstrim të solidaritetit dhe vendosmërisë së aleancës”.
XS
SM
MD
LG