Ndërlidhjet

Rusi: Me pagesë lirohen dy nga 30 aktivistët Greenpeace


Fotografi rus Denis Sinyakov në kafazin e të akuzuarve gjatë seancës gjyqësore në Shën Petersburg

Fotografi rus Denis Sinyakov në kafazin e të akuzuarve gjatë seancës gjyqësore në Shën Petersburg

Një gjykatë në Rusi i ka liruar me pagesë dy prej 30 vetëve, që mbahen në paraburgim lidhur me protestën e organizatës Greenpeace kundër shpimeve për naftë në Arktik.

Një gjykatë në Shën Petersburg, ka vendosur dje se Yekaterina Zaspa, mjeke ruse në anijen Grenpeace, dhe fotografi Denis Sinyakov, mund të lirohen pas pagesës prej 61 300 dollarëve amerikanë.

Më parë, një gjyqtar në Shën Petersburg, e ka refuzuar kërkesën për lirimin me pagesë të aktivistit të organizatës Greenpeace, Colin Russell, nga Australia, dhe ai mbetet në paraburgim deri më 24 shkurt.

Të hënën, shtatë prej 30 aktivistëve të arrestuar më 18 shtator, janë paraqitur në gjyq.

Së pari Rusia i ka akuzuar 28 aktivistë dhe dy gazetarë për pirateri, që mund të sillnin dënime deri në 15 vjet burg.

Por më vonë, këto akuza janë tërhequr dhe zëvendësuar me huliganizëm.

Organizata Greenpeace i ka vlerësuar absurde akuzat dhe ka kërkuar që të gjithë aktivistët të lirohen menjëherë.
XS
SM
MD
LG