Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Policia i ruan mediat


Pjesëtari i policisë duke zhvilluar hetime lidhur me të shtënat afër bankës Societe Generale në një lagje të Parisit

Pjesëtari i policisë duke zhvilluar hetime lidhur me të shtënat afër bankës Societe Generale në një lagje të Parisit

Policia është vendosur afër zyrave të të gjitha mediave kryesore në Paris, derisa vazhdon kërkimi për personin e armatosur, i cili duket se i sulmonte mediat.

Ashpërsimi i sigurisë u bë pasi dje një person i armatosur e plagosi seriozisht një fotograf 27 vjeçar në zyrat e gazetës Liberation, që konsiderohet se ka pikëpamje të krahut të majtë.

Fotografi, i qëlluar në bark dhe në qafë nga të shtënat me armë, ishte duke punuar në ndërrimin e tij të parë për gazetë.

Prokurori në Paris, Francois Molins, tha se personi me armë me gjasë është i njejti individ që, poashtu dje, ka shtënë afër selisë së bankës Societe Generale dhe e ka rrëmbyer një makinë.

Incident i ngjashëm ka ndodhur edhe ditën e premte, kur një person, që mendohet se ishte i armatosuri që e plagosi fotografin, hyri në zyrat e rrjetit televiziv BFM dhe u është kërcënuar gazetarëve të pranishëm.
XS
SM
MD
LG