Ndërlidhjet

logo-print

Bejrut: Nga eksplodimet – shtatë vetë të vrarë


Pamje nga Bejruti

Pamje nga Bejruti

Nga kryeqyteti i Libanit, Bejrut, raportohet se nga dy eksplodime afër Ambasadës së Iranit, janë vrarë së paku shtatë vetë.

Raportet thonë se gjashtë ndërtesa në kompleksin e ambasadës janë dëmtuar.

Nuk është e qartë se çka i ka shkaktuar këto eksplodime, pasi në disa raporte thuhet se ato janë nga predhat, ndërsa të tjerët konsiderojnë se ka shpërthyer një makinë-bombë.

Hapësira ku ndodhet Ambasada e Iranit, në pjesën jugore të Bejrutit, konsiderohet bazë e fuqishme e lëvizjes shiite libaneze, Hezbollah.
XS
SM
MD
LG