Ndërlidhjet

Itali: Raportohet se një qytet është nën ujë nga cikloni


Ilustrim
Ilustrim
Cikloni Cleopatra ka shkaktuar vdekjen e së paku 14 vetëve, derisa ka kaluar nëpër ishullin italian Sardenjë, mbrëmë vonë.

Guvernatori i Sardenjës, Ugo Cappellacci, e ka konfirmuar numrin e të vdekurve, duke thënë se së fundi janë gjejtur trupat e pajetë të një familjeje katëranëtarëshe.

Hapësira rreth qytetit verilindor Olbia duket se është goditur më së tepërmi.

Pjesa më e madhe e qytetit me afro 56 mijë banorë, raportohet se është nën ujë.

Prefekti i qytetit, Gianni Giovanelli, tha se qyteti ishte goditur nga stuhia “apokaliptike”, që i ka shkatërruar urat, lumenjtë i ka mbushur me baltë, ndërsa në disa vende, niveli i ujit ka arritur lartësinë prej tri metrash.

Shumë shkolla janë mbyllur sot, pasi meteorologët parashohim më tepër reshje shiu.

Autoritetet po përpiqen ta ripërtrijnë furnizimin me rrymë elektrike në disa pjesë të ishullit.
XS
SM
MD
LG