Ndërlidhjet

Afganistan: Kundërthënie për marrëveshjen me SHBA-të


Pamje nga një pjesë e Kabulit

Pamje nga një pjesë e Kabulit

Nga Kabuli, kryeqytet i Afganistanit, arrijnë raporte kundërthënëse lidhur me statusin e marrëveshjes kryesore të sigurisë, sipas së cilës do të veprojnë trupat amerikane, që mbesin në këtë vend, pas largimit të forcave ndërkombëtare, në fund të vitit 2014.

Agjencia AP e citon një burim nga Kongrersi i Shteteve të Bashkuara, që ka thënë se është arritur propozim marrëveshja, sipas së cilës forcat amerikane do të përjashtohen nga proceset në gjykatat afgane, por poashtu përcaktohet se trupat amerikane nuk mund të hyjnë në shtëpitë afgane.

Por, mediat e tjera perëndimore, duke i cituar burimet e afërta me presidentin afgan, Hamid Karzai, thonë se Marrëveshja Bilaterale e Sigurisë (MBS) është praktikisht në rrezik, para takimit të asamblesë tradicionale të ashtuquajtur Loya Jirga në Afganistan, që fillon pasnesër.

Nëse marrëveshja kalon atëherë ajo duhet të miratohet në Parlamentin e Afganistanit dhe pastaj të nënshkruhet nga presidenti Karzai.
XS
SM
MD
LG