Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Për akuza terrori – ekzekutohen 12 vetë


Pamje nga një pjesë e Bagdadit në Irak

Pamje nga një pjesë e Bagdadit në Irak

Në Irak janë ekzekutuar me varje 12 të burgosur të dënuar për akuza të ndërlidhura me terrorizëm.

Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se zyrtarë të ministrisë së drejtësisë kanë thënë se ekzekutimet janë bërë të dielën.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me këta persona ose për akuzat kundër tyre.

Këtë vit në Irak janë ekzekutuar 144 vetë, që në krahasim me vitin 2012 paraqet rritje, pasi numri i të ekzekutuarve atëherë ishte 129.

Ekzekutimet në Irak janë shtuar këtë vit, përkundër kritikave ndërkombëtare nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG