Ndërlidhjet

Bejrut: Numri i të vrarëve nga eksplodimet arriti në 15 vetë


Pamje nga Bejruti në vendin ku kanë ndodhur shpërthimet e sotme
Pamje nga Bejruti në vendin ku kanë ndodhur shpërthimet e sotme
Nga kryeqyteti i Libanit, Bejrut, raportohet se nga dy eksplodime afër Ambasadës së Iranit, janë vrarë së paku 15 vetë.

Raportet thonë se gjashtë ndërtesa në kompleksin e ambasadës janë dëmtuar.

Nuk është e qartë se çka i ka shkaktuar këto eksplodime, pasi në disa raporte thuhet se ato kanë ndodhur nga predhat, ndërsa të tjerët konsiderojnë se ka shpërthyer një makinë-bombë.

Në pamjet televizive shiheshin veturat në flakë, shkatërrime të gjëra në ndërtesat e afërta dhe trupa të djegur në rrugë.

Nuk dihet nëse dikush nga personeli i ambasadës ka pësuar.

Hapësira ku ndodhet Ambasada e Iranit, në pjesën jugore të Bejrutit, konsiderohet bazë e fuqishme e lëvizjes shiite libaneze, Hezbollah.
XS
SM
MD
LG