Ndërlidhjet

logo-print

Bejrut: Ambasadori iranian nuk është prekur nga eksplodimet


Pamje e vendit ku kanë ndodhur shpërthimet e sotme në Bejrut

Pamje e vendit ku kanë ndodhur shpërthimet e sotme në Bejrut

Zyrtarët libanezë thanë se ambasadori iranian në Bejrut, Ghazanfar Rokn-Abadi, është mirë.

Por, vetë ambasadori është cituar të ketë thënë se atasheu kulturor i Iranit, Ibrahim Ansari, është plagosur seriozisht nga shpërthimet.

Disa raporte të tjera thonë se ai është vrarë.

Ambasada është e vendosur në hapësirën e kryeqytetit Bejrut, e cila është bazë e fuqishme e lëvizjes shiite libaneze, Hezbollah. Kjo lëvizje, së bashku me Iranin, është aleate e fuqishme e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Raportet e para thonë se eksplodimet ishin shkaktuar nga sulmuesit vetëvrasës.
XS
SM
MD
LG