Ndërlidhjet

Bisedime në Vjenë për Nagorno Karabakun


Ilustrim
Ilustrim
Presidentët e Armenisë dhe të Azerbajxhanit, Serzh Sarkisian dhe Ilham Aliyev, kanë nisur bisedimet në Vjenë, në përpjekje për të zgjidhur situataën në Nagorno-Karabakh.

Bisedimet po mbahen nën patronazhin e Grupit Minsk të OSBE-së.

Armenia dhe Azerbajxhani janë prej vitesh në konflikt për rajonin e Nagorno Karabakut, të cilin separatistët armenë lokalë, të mbështetur nga Jerevani, e kanë konfiskuar nga Azerbajxhani, gjatë një lufte shkatërruese në vitet 1990.

Përpjekjet diplomatike për të zgjidhur konfliktin qysh atëherë nuk kanë dhënë rezultate.

Pavarësia e rajonit nuk është njohur kurrë nga asnjë shtet.
XS
SM
MD
LG