Ndërlidhjet

Musharraf përfundimisht do të gjykohet për tradhti


Pervez Musharraf
Pervez Musharraf
Gjykata Supreme e Pakistanit ka pranuar kërkesën e qeverisë për të formar një tribunal special për të gjykuar ish-sunduesin ushtarak, Pervez Musharraf, për tradhti të lartë.

Vendimi i qeverisë për të gjykuar Musharrafin për veprën që në Pakistan dënohet me vdekje ose burgim të përjetshëm, është shpallur të dielën nga ministri i Brendshëm, Chaudhry Nisar Ali Khan.

Ai ka ardhur pak kohë pasi Musharrafi është liruar me kusht në raste të tjera kundër tij, përfshirë vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto.
XS
SM
MD
LG