Ndërlidhjet

ENEMO: Votimi familjar - sfidë


Ilustrim
Ilustrim
“Rivotimi i pjesshëm i raundit të parë për zgjedhjet lokale në Mitrovicën Veriore është administruar në mënyrë efikase, me disa mangësi procedurale”.

“Institucionet përgjegjëse për sigurinë kanë arritur të sigurojnë parakushte të sigurta dhe të qeta që votuesit të shprehin të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të lirë dhe paqësore”.

Këto konstatime ka nxjerrë Misioni Ndërkombëtar i Rrjetit Evropian për Monitorimin e Zgjedhjeve – ENEMO.

Bazuar në raportet e marra nga vëzhguesit, votimi familjar ka mbetur akoma një sfidë në shumë vendvotime, ka vlerësuar ENEMO.
XS
SM
MD
LG