Ndërlidhjet

Afganistani dhe SHBA (nuk) kapërcejnë mospajtimet


Afganistan

Afganistan

Në media ka raporte kundërthënëse për statusin e një marrëveshjeje kyçe të sigurisë, e cila do të qeverisë statusin e trupave amerikane në Afganistan, pas tërheqjes së forcave të huaja, në fund të vitit 2014.

Agjencia AP citon burime të Kongresit të kenë thënë se kompromisi është arritur për dy çështje kyçe – që forcat amerikane të lirohen nga gjykimet në gjykatat afgane dhe që trupat amerikane të mos hyjnë në shtëpitë afgane.

Media të tjera perëndimore citojnë burime të afërta me presidentin afgan, Hamid Karzai, të kenë thënë se ato kundërshtojnë fuqishëm dispozitën që lejon ushtarët të hyjnë në shtëpitë afgane.

Diskutimi për marrëveshjen e sigurisë do të nisë të enjten nga pleqtë e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG