Ndërlidhjet

Lirohen me kusht 10 aktivistë të Greenpeace


Aktivistë të arrestuar të Greenpeace

Aktivistë të arrestuar të Greenpeace

Një gjykatë në Shën Petersburg u ka dhënë lirim me kusht edhe shtatë aktivistëve të Greenpeace.

Shtetasit e Brazilit, Zelandës së Re, Argjentinës, Polonisë, Italisë dhe Kanadasë do të lirohen, pas pagesës prej 2 milionë rubluash për secilin prej tyre.

Të hënën, gjykata ka liruar me kusht edhe tre shtetas rusë.

Autoritetet ruse kanë arrestuar në shtator 30 aktivistë të organizatës Greenpeace, të cilët kanë protestuar kundër shpimit për naftë në det të hapur.

Kundër tyre janë ngritur akuzat për huliganizëm.
XS
SM
MD
LG