Ndërlidhjet

logo-print

Gjendje e jashtëzakonshme në Sardenja të Italisë

  • RFE /RL

Autoritetet italiane kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në ishullin Sardenja, një ditë pasi cikloni Kleopatra ka vrarë së paku 16 persona.

Kryeministri Enrico Letta e ka cilësuar fatkeqësinë si “tragjedi kombëtare”.

Në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Frederic Vincent, ka lexuar deklaratën e presidentit të këtij mekanizmi, Jose Manuel Barroso.

“Kam qenë thellësisht i tronditur kur kam mësuar për shkatërrimet dhe humbjet e jetëve nga përmbytjet që ka shkaktuar cikloni Cleopatra. Kjo është një goditje tragjike për popullin e Sardenjës, për këtë ishull të bukur dhe komunitetin e tij”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa, prefekti i qytetit, Gianni Giovanelli, tha se qyteti ishte goditur nga stuhia “apokaliptike”, që i ka shkatërruar urat, lumenjtë i ka mbushur me baltë, ndërsa në disa vende, niveli i ujit ka arritur lartësinë prej tri metrash.

Pjesa më e madhe e qytetit me afro 56 mijë banorë, raportohet se është nën ujë.

Shumë shkolla janë mbyllur sot, pasi meteorologët parashohim më tepër reshje shiu.

Autoritetet po përpiqen ta ripërtërijnë furnizimin me rrymë elektrike në disa pjesë të ishullit.
XS
SM
MD
LG