Ndërlidhjet

logo-print

Gabimi i pilotit mund të ketë shkaktuar tragjedinë në Kazan


Aeroporti i Kazanit

Aeroporti i Kazanit

Mbikëqyrësi i sigurisë së aviacionit rus ka thënë se hetimet preliminare sugjerojnë se gabimi i pilotit mund të ketë shkaktuar rrëzimin fatal të një aeroplani të kompanisë Tatarstan Airlines, të dielën në Kazan.

Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit ka thënë se pilotët e Boeing-ut 737 kanë humbur shpejtësinë e aeroplanit në një lartësi të ulët, gjë që ka rezultuar me rënie.

Të 50 njerëzit në bord kanë humbur jetën.

Komiteti ka thënë se motorët e aeroplanit dhe sistemet e tjera kanë punuar mirë deri në momentin kur ai është përplasur për tokë.
XS
SM
MD
LG