Ndërlidhjet

Thaçi njoftohet për njohjen e Kosovën nga Facebook


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është njoftuar dje nga drejtuesit e lartë të Facebook-ut, me seli në Dublin të Irlandës, për përfshirjen e Kosovës në këtë rrjet global social.

“Përfshirja e Kosovës në rrjetin më të madh social në botë është bërë për t’u ofruar kosovarëve dhe bizneseve të Kosovës të njëjtat mundësi sikur edhe vendeve të tjera të botës”.

“Kongresmeni amerikan, Eliot Engel gjithashtu ka luajtur një rol aktiv në avokimin për njohjen më të madhe të Kosovës në internet, si pjesë e Strategjisë për Diplomaci Digjitale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri Thaçi ka thënë se “Qeveria e Kosovës ka investuar në diplomacinë digjitale, me synim për t’u mundësuar kosovarëve të gëzojnë të njëjtat shërbime dhe produkte si të gjithë qytetarët me qasje në shërbime digjitale”.
XS
SM
MD
LG