Ndërlidhjet

logo-print

Bosnja liron 10 të dënuar për krime lufte


Bosnjë

Bosnjë

Një gjykatë në Bosnjë ka urdhëruar lirimin e dhjetë personave të dënuar për krime lufte, duke thënë se në gjykimin fillestar të tyre është aplikuar kodi i gabuar penal.

Gjashtë të liruarit sot kanë qenë të dënuar nën akuzat për gjenocid, për rolin e tyre në vrasjen e rreth 1,000 myslimanëve në Masakrën e Srebrenicës, më 1995.

Katër të tjerët kanë qenë të dënuar për krime kundër civilëve gjatë luftës në Bosnjë.

Dënimet e tyre kanë qenë nga 28 deri në 33 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG