Ndërlidhjet

KQZ merr të mërkurën vendimin për tre vendvotimet


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të marrë të mërkurën vendimin për përsëritjen ose jo të zgjedhjeve në tre vendvotime, ka bërë të ditur anëtari i KQZ-së, Bajram Latifi.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar pjesërisht ankesën e Iniciativës Qytetare të Oliver Ivanoviqit, dega në Zveçan, për shkelje të supozuar të Ligjit për zgjedhjet lokale, e cila ka ndikuar në rregullsinë e zgjedhjeve, të drejtën e qytetarëve për pjesëmarrje dhe në rezultatin final.

Bazuar në vendimin e PZAP-it, KQZ është urdhëruar që të përsërisë votimin në tre vendvotime, në të cilat janë të regjistruar 2,822 votues.
XS
SM
MD
LG