Ndërlidhjet

Parisi në kërkim të një sulmuesi me armë zjarri


Në recepsionin e gazetës "Liberation"...

Në recepsionin e gazetës "Liberation"...

Policia franceze po bën kërkime masive në Paris, për të gjetur një person të armatosur, i cili besohet se është përgjegjës për tri incidente me të shtëna.

Një fotograf është qëlluar të hënën në recepsionin e së përditshmes “Liberation” dhe është në gjendje të vështirë për jetën.

Sulmuesi i njëjtë besohet se ka hapur zjarr në të njëjtën ditë jashtë selisë së një banke dhe se ka detyruar një burrë ta vozisë atë në qendër të Parisit.

Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarit, të marra nga kamerat e metrosë, dhe një video të tij, duke kërcënuar njerëzit me armë gjahu.
XS
SM
MD
LG