Ndërlidhjet

AI: Ukraina të eliminojë torturën


Amnesty International
Amnesty International
Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International i ka bërë thirrje Ukrainës që të eliminojë torturën dhe keqtrajtimet e tjera të të burgosurve.

Në deklaratën e lëshuar para Samitit të Vilniusit, i cili mbahet javën e ardhshme dhe në të cilin Ukraina mund të nënshkruajë një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian, Amnesty International ka thënë se “Ukraina, me ose pa marrëveshje me BE-në, duhet të çrrënjosë torturën”.

Deklarata e titulluar “Ukraina dhe Bashkimi Evropian: Është koha që njerëzit të vihen në rend të parë”, thotë se mijëra ukrainas janë subjekt i brutalitetit të policisë çdo vit, si mënyrë për të rrëfyer krimet që ata mund të mos i kenë bërë.
XS
SM
MD
LG