Ndërlidhjet

Lirohen 12 nga 30 aktivistët e Greenpeace


Aktivistë të burgosur të Greenpeace
Aktivistë të burgosur të Greenpeace
Gjykata në Shën Petersburg ka liruar me kusht edhe nëntë aktivistë të Greenpeace.

Ana Paula Alminhana Maciel nga Brazili, David John Haussmann nga Zelanda e Re, Miguel Hernan Perez Orsi dhe Camila Speziale nga Argjentina, Tomasz Dziemianczuk nga Polonia, Cristian D'Alessandro nga Italia, Paul Ruzycki nga Kanadaja, Francesco Pisanu nga Franca dhe Sini Saarela nga Finlanda do të lirohen pas pagesës së 2 milionë rublave për secilin prej tyre.

Të hënën, gjykata ka liruar me kusht edhe tre shtetas rusë.

Autoritetet ruse kanë arrestuar në shtator 30 aktivistë të organizatës Greenpeace, të cilët kanë protestuar kundër shpimit për naftë në det të hapur.

Kundër tyre janë ngritur akuzat për huliganizëm.
XS
SM
MD
LG