Ndërlidhjet

Edhe një takim i fuqive botërore me Iranin


Iran
Iran
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore nisin sot rrethin e ri të bisedimeve në Gjenevë, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike.

Bisedimet kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje, sipas së cilës, Irani do të pezullonte aktivitetet e ndjeshme nukleare për gjashtë muaj, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Perëndimi.

Fuqitë perëndimore duan që Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit në 20 për qind.

Ato po ashtu janë të shqetësuara për një reaktor në ndërtim të Iranit, i cili do të prodhojë plutonium.

Perëndimi thotë se Irani synon krijimin e armës bërthamore, por ai insiston se programi i tij atomik është krejtësisht paqësor.

Dy palët janë takuar para dhjetë ditësh në Gjenevë, por kanë dështuar në arritjen e marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG