Ndërlidhjet

Thaçi dhe Daçiq, pikëpamje të ndryshme për zgjedhjet


Thaçi dhe Daçiq
Thaçi dhe Daçiq
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është diskutuar të martën raporti i rregullt i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për situatën në Kosovë.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, kanë shprehur pikëpamje të ndryshme për ecurinë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, në të cilat për herë të parë kanë marrë pjesë edhe komunat veriore, të banuara me shumicë serbe.

Thaçi ka theksuar posaçërisht rëndësinë që kanë zgjedhjet komunale për Kosovën dhe procesin e integrimit të komunitetit serb.

“Ky moment ka vulosur dhe mbyllur të gjitha tendencat eventuale për ndarje territoriale të Kosovës, apo federalizim të saj mbi baza etnike. Kështu, këto zgjedhje janë një fitore e qytetarëve, e të gjitha subjekteve politike dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Homologu i tij serb, Daçiq, ka kritikuar institucionet kosovare, duke thënë se ato nuk janë përpjekur që të sigurojnë një mjedis të përshtatshëm për zgjedhjet në veri.

Ai i ka bërë thirrje Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar që të sigurojnë kushte për mbajtjen e rrethit të dytë të zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe.

Të dy kryeministrat kanë thënë se janë të përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet tyre për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
XS
SM
MD
LG