Ndërlidhjet

Obama: Të mos forcohen sanksionet ndaj Iranit


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga senatorët amerikanë që të shtyjnë forcimin e sanksioneve kundër Iranit.

Obama është takuar me ligjvënës të lartë të martën, një ditë para rrethit të ri të bisedimeve midis Iranit dhe fuqive botërore.

Bob Croker, republikan në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se Obama u ka kërkuar ligjvënësve që të pauzojnë “për një periudhë kohore”.

Fuqitë botërore kanë propozuar një marrëveshje gjashtëmujore, e cila parasheh lehtësimin e disa sanksioneve, me kusht që Irani të ndalojë përparimin në programin e tij bërthamor.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se lehtësimi i sanksioneve do të ishte “i kufizuar, i përkohdhëm dhe i kthyeshëm”.
XS
SM
MD
LG