Ndërlidhjet

SHBA përgëzon Azerbajxhanin dhe Armeninë


Serzh Sarkisian dhe Ilham Aliev
Serzh Sarkisian dhe Ilham Aliev
Shtetet e Bashkuara kanë përgëzuar presidentët e Azerbajxhanit dhe të Armenisë për takimin e tyre të parë në pothuajse dy vjet.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se samiti i së martës në Vjenë “është një hap i rëndësishëm drejt rinisjes së dialogut dhe dëshmon përkushtimin e përbashkët të udhëheqësve për t’i dhënë fund konfliktit në Nagorno Karabak”.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, dhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, janë takuar nën patronazhin e Grupit Minsk të OSBE-së, të përbërë nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Pas takimit, Grupi Minsk ka thënë se Sarkisian dhe Aliyev janë pajtuar për avancimin e negociatave drejt një zgjidhjeje paqësore për rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.
XS
SM
MD
LG