Ndërlidhjet

Cameron i telefonon Rohanit


Kryeministri britanik, David Cameron.
Kryeministri britanik, David Cameron.
Kryeministri britanik, David Cameron, i ka telefonuar presidentit të Iranit, Hasan Rohani, për të diskutuar programin bërthamor të Republikës Islamike dhe situatën në Siri.

Thirrja e kreut iranian ka qenë e para nga një kryeministër britanik në më shumë se një dekadë.

Qeveria në Londër ka bërë të ditur se dy udhëheqësit kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe.

Cameron ka theksuar domosdoshmërinë e Iranit për të adresuar shqetësimet ndërkombëtare në lidhje me programin e tij bërthamor.

Në lidhje me Sirinë, Cameron dhe Rohani janë pajtuar për nevojën e një zgjidhjeje politike të konfliktit civil.
XS
SM
MD
LG