Ndërlidhjet

Vazhdojnë paqartësitë për marrëveshjen SHBA-Afganistan


Afganistan
Afganistan
Mbetet e paqartë nëse Uashingtoni dhe Kabuli janë pajtuar për versionin përfundimtar të marrëveshjes së sigurisë, e cila përcakton statusin e trupave amerikane, që do të mbesin në Afganistan pas tërheqjes së forcave të huaja në fund të vitit 2014.

Aimal Faizi, zëdhënës i presidentit afgan, Hamid Karzai, ka thënë se të dyja palët janë pajtuar që trupave amerikane t’iu jepet imunitet nga ligji afgan dhe t’iu lejohet hyrja në shtëpitë afgane vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Por, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se nuk ka ende pajtim për tekstin final.

E ashtuquajtura Marrëveshje Dypalëshe e Sigurisë do të diskutohet nga Loya Jirga, apo kuvendi i pleqve afganë, i cili do të nisë të enjten.
XS
SM
MD
LG