Ndërlidhjet

logo-print

Malala merr sot Çmimin Sakharov


Malala Yousafzai

Malala Yousafzai

Aktivistja pakistaneze e arsimit, Malala Yousafzai, merr sot në Strasburg Çmimin Sakharov të Parlamentit Evropian, për vitin 2013.

Asaj i është ndarë ky çmim muajin e kaluar.

Në tetor të vitit 2012, Malala është qëlluar në kokë nga talibanët, në vendlindjen e saj Suat.

Para se të sulmohej, ajo ka shkruar një ditar për BBC-në, në të cilin ka përshkruar jetën nën presionin taliban dhe ka shprehur pikëpamjet e saj për nevojën e edukimit të vajzave.

Çmimi Sakharov ka vlerën e 50,000 eurove dhe ndahet çdo vit nga Parlamenti Evropian për të nderuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shprehjes.
XS
SM
MD
LG