Ndërlidhjet

Komiteti i OKB-së kritikon Iranin për shkelje të të drejtave


Ilustrim
Ilustrim
Komiteti për të Drejta të Njeriut i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka kritikuar Iranin për shkelje serioze të të drejtave të njeriut, përfshirë torturën, përdorimin e shpeshtë të dënimit me vdekje dhe kufizimet e mëdha të lirisë së tubimit dhe të shprehjes.

Komiteti ka kaluar një rezolutë të martën në Nju Jork, duke i bërë thirrje Qeverisë së re të Iranit, të udhëhequr nga presidenti Hassan Rohani, që të adresojë shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut.

Rezoluta është miratuar me 83 vota për, 36 kundër dhe 62 abstenime.

Rezoluta është sponsorizuar nga Kanadaja, e cila ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin në shtator të vitit 2012.

Asambleja e Përgjithshme pritet t’i japë miratimin final rezolutës muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG