Ndërlidhjet

AI: OJQ-të në Rusi po stigmatizohen


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International
Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International thotë se “ligji për agjentë të huaj”, i miratuar një vit më parë në Rusi, po dëmton organizatat e pavaruara joqeveritare në këtë vend.

AI, në deklaratën e publikuar sot, thotë se një vit pas hyrjes së ligjit në fuqi, mbi 1,000 OJQ janë inspektuar, dhjetëra kanë marrë paralajmërime, shumica janë gjobitur dhe disa janë detyruar të mbyllen pasi kanë refuzuar të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Ligji kërkon që çdo OJQ që merr fonde të huaja dhe angazhohet në “veprimtari politike”, të regjistorohet si agjent i huaj.

Amnesty International thotë se ai është projektuar për të stigmatizuar dhe diskredituar angazhimet e OJQ-ve në të drejtat e njeriut, monitorimin e zgjedhjeve dhe punë të tjera kritike.
XS
SM
MD
LG